Turqia burgos disa zyrtarë të Stambollit

30 Prill 2025 | 10:06

Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të Komunës së Stambollit, të cilët po presin gjykimin nën akuza për korrupsion, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Njoftimi vjen në mes të shtypjes së opozitës në Turqi dhe pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u burgos në mars dhe tani po pret gjykimin nën akuza për korrupsion. Ai po ashtu akuzohet se ka ndihmuar një grup terrorist.

Imamoglu i ka mohuar të gjitha akuzat dhe arrestimi i tij nxiti protestat më të mëdha në Turqi në dekadën e fundit, trazira dhe akuza për gjyqësor të politizuar.

Qeveria turke mohon të gjitha këto pretendime dhe thotë se gjyqësori është i pavarur.

Mediat turke raportojnë se 34 nga 52 personat që u arrestuan gjatë fundjavës janë liruar me kusht, dhe se autoritetet kishin ndaluar dhjetëra punonjës të Komunës së Stambollit. Kjo ka ardhur si pjesë e hetimit gjyqësor të fokusuar rreth Imamoglut, duke zgjeruar shtypjen ndaj opozitës, që nisi vitin e kaluar.

Në mesin e zyrtarëve të arrestuarve janë edhe sekretari i Përgjithshëm i Komunës, shefi i stafit të Imamoglut, kryetari dhe nënkryetari i administratës për ujëra në Stamboll dhe kreu i këtij departamenti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026