Anëtari i CDU-së: Ministri i ri i Jashtëm gjerman mbështetës i madh SPAK-ut
Anëtari i CDU-së gjermane, Kolë Gjoka, foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania për Euronews Albania, duke komentuar zhvillimet më të fundit në politikën gjermane dhe ndikimin e tyre në çështjet ndërkombëtare.
Gjoka theksoi se situata aktuale ekonomike në Gjermani është e vështirë dhe se vendi nuk po arrin të luajë më rolin e tij si “lokomotiva e ekonomisë evropiane”.
“Gjermania ka problemet e veta dhe besoj se qeveria e ardhshme e kancelarit Merz do të ketë një marrëdhënie sfiduese me partnerin e saj, që është Partia Socialiste. Aktualisht, ekonomia gjermane nuk po lëviz siç duhet dhe nuk po arrin të rikthejë rolin e saj drejtues në Evropë,” – u shpreh Gjoka.
Ai komentoi edhe për zhvillimet në politikën e jashtme, duke u ndalur te emërimi i Johann Wadephul si ministër i ri i Jashtëm. Sipas tij, Wadephul është një mbështetës i fortë i SPAK dhe reformës në drejtësi në Shqipëri.
“Mos harrojmë diçka: Wadephul është një mbështetës shumë i madh i SPAK-ut dhe i reformës në drejtësi. Ai ka shumë miq në Shqipëri, të cilët po ashtu mbështesin fuqishëm këtë reformë” – tha Gjoka.
Wadephul është ministri i parë i Jashtëm nga radhët e CDU-së në gati 60 vjet dhe një aleat i ngushtë i kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz. Gjoka komentoi edhe për përbërjen e kabinetit të ri gjerman.
“Kur kancelari i ardhshëm prezantoi ministrat, pati shumë surpriza. Zakonisht është respektuar balanca gjeografike, por kësaj here kemi dy ministra nga veriu i Gjermanisë – nga Hamburgu – pas 56 vitesh. Njëri është ministri i Jashtëm dhe tjetra është ministrja e Arsimit, e cila na ka ndihmuar për hapjen e 16 shkollave shqipe në Gjermani,” – u shpreh ai.
Në përfundim, Gjoka vlerësoi se nën drejtimin e Friedrich Merz, Gjermania mund të rikthejë rolin e saj udhëheqës në Evropë.
“Besoj se Merz do të jetë ai që do të marrë drejtimin e Evropës. Gjatë këtyre viteve, roli i kancelarit gjerman ka qenë i zbehtë,” – përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë