Afera e lobimit mbajti peng Bashën, thotë Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi të enjten një takim me strukturat e partisë në Tiranë për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Meta komentoi dhe çështjen e lobimit me para ruse nga Partia Demokratike. Sipas tij, me këtë aferë opozita e Lulzim Bashës u mbajt peng nga qeveria.
“Nuk është thjesht problemi i parave ishin ruse nuk ishin ruse atë ta zgjidhin amerikanët dhe ta sqarojë dhe PD që është cenuar padrejtësisht nga një veprim i tillë se është një parti properëndimore dhe kombëtare. Problemi është se u përdor kjo aferë për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit siç është sot, modeli i Edi Ramës. U përdor një aferë që të bojkotonte opozita reformën në drejtësi, që ta kapte Rama. U përdor një aferë për të provokuar opozitën për t’ia lënë parlamentin dhe institucionet e pavarura Edi Ramës”, deklaroi Meta.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje