Afrim Krasniqi: KLGJ po devijon përgjegjësinë për çështjen “Dvorani”
Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk dha një vendim për kërkesën e Presidentit, për ndërprerjen e mandatit të Ardian Dvoranit, por kërkoi një opinion nga partnerët ndërkombëtare për këtë çështje. Tashmë. fati i Dvoranit do të varet nga opinioni i OPDAT dhe EUROALIUS.
Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi e shikon këtë vendim të KLGJ-së është një devijim nga përgjegjësia. Z. Krasniqi theksoi se është e kuptueshme se si një individ që i ka përfunduar mandati që në vitin 2014 vijon ende të qëndrojë në detyrë, kur tashmë kemi tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë që mund të kryejnë detyrën e kryetarit. Përplasjen Meta-Dvorani e konsideroi politike pasi të tilla kanë qenë dhe argumentet që kanë paraqitur palët, duke mos u fokusuar tek aspekti juridik.
“Reforma në drejtësi është zhvillimi më i rëndësishëm në Shqipëri dhe mendoj se nuk mund të kanalizohet në detaje dhe procedura teknike. Nuk është çështje votash. Kemi tre individë në Gjykatën e Lartë që secili prej tyre plotëson kushtet për të qenë kryetar i Gjykatës së Lartë”, tha politologu i njohur.
“Është devijim nga përgjegjësi e KLGJ për të shkuar tek ekspertët ndërkombëtar. Asnjë organizatë ndërkombëtare nuk kanë dhënë ndonjëherë sqarime publike për vendimmarrjet. Sido që të merret vendimi nuk do të ketë vlerë afatgjatë, vlerë afatgjatë ka reforma në drejtësi”, shtoi z. Krasniqi.
Nga ana tjetër, ai tha se mirëpret moratoriumin mes KLGJ-së dhe USAID-it për përshpejtimin e shqyrtimit të 35 mijë dosjeve që janë në pritje të shqyrtimit nga Gjykata e Lartë, por shtoi se procesi duhet të jetë transparent.
“USAID dhe SHBA janë dy nxitëset më të mëdha për drejtësinë në këtë periudhë pandemie. Asistenca është e mirëpritur. Marrëveshja është publike, ka parashikuar krijimin e një njësie për të bërë vlerësimin e çështjeve dhe për të parë se kush është prioriteti kryesor”, deklaroi Krasniqi duke folur në ‘Ilva Noë’.
Lidhur me procesin e vetingut në tërësi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike tha se ka një paradoks në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë pasi anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë qenë objekt i këtij procesi, gjë e cila ka ndodhur dhe me një pjesë të strukturës së KLGJ-së dhe KLP-së. Për këtë, z. Krasniqi shtoi se, nuk duhet lejuar që “në emër të drejtësisë sëre të kalojmë në një padrejtësi të re”.
I pyetur për pritshmërinë mbi reformën zgjedhore që pritet të mbyllet në një kohë të afërt, politologu i njohur e konsideroi të gjithën si një “proces qesharak” dhe se nuk duhet marrë seriozisht.
“Të gjithë e dimë që nuk ka reformë zgjedhore, por janë rekomandime emergjentr të OSBE/ODIHR që nuk përbëjnë thelbin e reformës zgjedhore. Janë aq ndryshime të vogla sa nuk përbëjnë reformë, por retushime të vogla”, përfundoi z. Krasniqi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur