Afron kurorëzimi i Charles III, Mbreti zgjedh personalisht muzikën për ceremoninë

23 Shkurt 2023 | 17:35

Mbreti Charles ka zgjedhur 12 pjesë muzikore për ceremoninë e kurorëzimit të tij, përfshirë këtu veprat e Andrew LloydWebber.

Ceremonia do të mbahet më 6 maj në Westminster Abbey dhe gjatë eventit do të ketë një kor që do të këndojë pjesë të Ungjillit dhe muzikë greko-ortodokse që do të luhet në nder të babait të tij, princit Philip.

LloydWebber, i mirënjohur për shkrimin e disa veprave muzikore si “Fantazma e Operës”, po shkruan aktualisht një himn të bazuar në vargjet e Biblës.

Konkretisht flitet se në ceremoni do të performohen 6 pjesë muzikore me orkestër, 5 do të këndohen në kor dhe një këngë që do të luhet me organo.

Kurorëzimi pritet të jetë një event spektakolar, me një orkestër speciale dhe solistë, mes të cilëve këngëtari uellsian i operës Sir Bryn Terfel, i cili do të këndojë edhe në dialektin amtar.

Në momentin kur Mbreti do të shpallet monark, anëtarët e korit nga Westminster School do të këndojnë në latinisht këngën “Vivat”, një këngë që luhet tradicionalisht për kurorëzimin, përfshirë rastin e Mbretëreshës në 1953-shin.

Ndërkohë, ditën pas kurorëzimit do të mbahet një koncert në kështjellën Windsor, ku pritet të marrin pjesë këngëtarë të shumtë të famshëm, emrat e të cilëve nuk janë konfirmuar ende.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026