“Aftësitë ndryshe” jashtë fushatës, partitë politike asnjë premtim për para-tetraplegjikët

29 Mars 2021 | 14:42

Ky është Sajmir Beqiri, kryetar i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve në Shkodër.

Beqiri shprehet i zhgënjyer nga programet elektorale të të gjitha partive pasi janë anashkaluar personat me aftësi ndryshe dhe në asnjë pikë nuk përmendet kjo shtresë.

“Asnjë kandidat për deputet ose për deputete nuk ka folur për shtresa ne nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar, për të verbër”, u shpreh zoti Beqiri.

“Ndonëse ka pasur përmirësime në infrastrukturë dhe disa institucione kanë ndërtuar rampa për të krijuar akses për këtë kategori, sërish ka shumë për t’u bërë në këtë drejtim”, shprehet Beqiri.

Ai shton se edhe në këto zgjedhje personat me aftësi të kufizuar do kenë problematika për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor.

“Në shumë vende rampat mungojnë”, tha ai më tej.

Akoma më emergjente për Sajmirin është bërja e vaksinës për këtë shtresë, pasi për shkak të problemeve të tjera shëndetësore, ndihen të rrezikuar.

“Unë e shoh shumë emergjente, ne duhet të vaksinohemi”, përfundoi ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026