Agjenda e Merkelit në Tiranë, takim me Ramën dhe drekë me kryeministrat e Ballkanit
Zyra e Kancelares gjermane, Angela Merkel ka zbardhur sot agjendën e vizitës që ajo do të zhvillojë në Tiranë më 14 shtator.
Së pari, Merkel do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe, politikat ekonomike dhe çështje të integrimit në BE.
Në mesditë, kancelarja do të takohet me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit, me të cilët do të ketë një drekë pune, që do të fokusohet te çështjet e bashkëpunimit rajonal. Më pas është planifikuar edhe një konferencë shtypi.
Përpara kthimit në Berlin, Merkel do të zhvillojë gjithashtu bisedime të ndara me Kryeministrat e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Vizita e Merkelit në Tiranë do të bëhet rreth dy javë përpara zgjedhjeve në Gjermani. Ajo pritet të largohet nga politika, teksa kandidat në vend të saj CDU/CSU ka vendosur Armin Laschet.
Sondazhe parashikojnë një garë të ngushtë mes CDU/CSU-së dhe Social Demokratëve.
Merkel nxiti në vitin 2014 atë që u quajt “Procesi i Berlnit”, që ishte një platformë nxitëse e dialogut dhe bashkëpunimit për vendet e Ballkanit Perëndimor përpara integrimit në BE.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta