Agjenda e Steinmeier| Presidenti gjerman sot në Shqipëri

1 Dhjetor 2022 | 09:10

Për herë të parë në 27 vitet e fundit, një president gjerman do të vizitojë Shqipërinë.

Frank-Walter Steinmeier do të mbërrijë në Shqipëri sot, më 1 dhjetor, dhe do të qëndrojë për të zhvilluar një vizitë dy ditore.

Sipas agjendës së publikuar nga presidenca gjermane, në orën 10:00 Steinmeier do të pritet në presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Më pas, për rreth 30 minuta, dy presidentët do të kenë një dalje për mediat.

Në orën 11:30, presidenti gjerman do t’i drejtohet seancës plenare, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Më pas, presidenti federal i Gjermanisë pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama.

Në agjendë, Frank-Walter Steinmeier ka të planifikuar edhe një takim me nxënës nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri, Steinmeier do të zhvillojë një vizitë në Berat dhe një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia me Gjethe”.

Vizita e presidentit Gjerman Steinmeier vjen vetëm 5 ditë para samitit BE-Ballkani Perëndimor, që për herë të parë do të zhvillohet në Tiranë. Gjithashtu, vizita vjen edhe si pjesë e një turi 4-ditor që Steinmeier zhvillon në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që këtë vit nisën bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026