Agjentët e BKH mësyjnë në Elbasan, kontrolle në zyrat e një biznesi ndërtimi
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit prej orëve të para të kësaj të enjteje janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme në zyrat qendrore të një biznesi të madh në Elbasan në fushën e ndërtimeve dhe jo vetëm.
Agjentët e BKH kanë zbarkuar që në orën 06:30 në këtë qytet ku kanë sekuestruar fillimisht pas hapjes së zyrave celularët e punonjësve.
Me urdhër të prokurorit, agjentët kanë mbajtur procesverbal dhe kanë sekuestruar dosje, kompjuterë dhe aparate celularë të biznesit i cili rezulton se ka lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion kryesisht në disa bashki të Qarkut të Elbasanit.
Kompania e kontrolluar rezulton se ka përfituar tenderë të shumtë, mjaft prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët të shumtë të BKH-së kanë zbarkuar në biznesin e tij të mbështetur edhe nga policia. Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani të fuqishme ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës.
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron