Agjentët e BKH në banesën e Erion Veliajt, reagon SPAK

6 Dhjetor 2024 | 13:10

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me paraqitjen e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një komunikate për mediat, SPAK bën me dije se veprimet hetimore janë ndërmarrë në kuadër të një procedimi penal ndaj kryebashkiakut. Megjithatë, organi i akuzës shfaqet shumë i rezervuar, duke thënë se nuk mund të japë detaje të hollësishme pasi çështja është nën hetim.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake, nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Kujtojmë se agjendtët e BKH shkuan në banesën e Veliajt, ku me vendim gjykate i sekuestruan aparatin celular bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa, në kuadër të hetimit pasuror të nisur nga SPAK.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026