BKH shkon në banesën e Veliajt, kryebashkiaku në vizitë zyrtare në Hamburg
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e banesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë që ky i fundit ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.
Bëhet me dije se agjentët kanë sekuestruar me vendim gjykate aparatin celular të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, në kuadër të hetimit pasuror të nisur nga SPAK.
Kryetari i bashkisë së Tiranës është aktualisht në Hamburg të Gjermanisë, ku po zhvillon një vizitë dyditore.
Gjatë vizitës, ai është pritur nga kryebashkiaku i parë i Hamburgut, Peter Tschentscher, si dhe ka patur takime me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Evropiane.
Gjatë ditës së sotme, Veliaj do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Hamburgut, ku do të mblidhen kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë