80-vjetori i Çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria janë sot më të forta se kurrë

17 Nëntor 2024 | 15:05

Tirana përkujton 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Në ceremoninë e përvitshme të organizuar nga Bashkia e Tiranë pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur morën pjesë një numër i madh personalitetesh, përfaqësues të qeverisë, veteranë dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia për ta mbrojtur lirinë, teksa kryeqyteti jeton ditët e tij më të mira.

“80 vjet më pas, Tirana dhe Shqipëria janë më të forta se kurrë! Para dy vitesh Tirana mbajti titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Qyteti Europian i Sportit, ndërsa vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Falë atij çlirimi dhe dinjiteti, sot Tirana është më Europiane, më e zhvilluar dhe më e përparuar se kurrë më parë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi nga qytetarët që të kalojnë përtej ndasive politike për të pasur një Tiranë  më solidare.

“Historia na mëson se çdo çlirim kërkon sakrifica, dhe ndonjëherë ato sakrifica janë të heshtura: të braktisim mendësitë që na mbajnë prapa, të pranojmë të renë dhe të guxojmë të sfidojmë traditat që nuk kanë më vend në të sotmen. Çdo brez ka luftën e tij dhe, ndonëse e jona nuk ka predha dhe mortaja, ajo kërkon të njëjtën forcë shpirtërore dhe të njëjtin idealizëm”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se lufta për Tiranën dhe çlirimi i Shqipërisë është një testament historik, për orientimin e shoqërisë shqiptare për të bërë zgjedhjet e duhura në këto kohë sërish dramatike për njerëzimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026