Ndarja e drejtimit politik në Tiranë për PS, zbulohet roli i Veliajt
PS ka mbledhur pasditen e së hënës Kryesinë e re të dalë nga Asambleja e Përgjithshme një ditë më parë.
Burime për Euronews Albania se ndarjen e drejtimit politik në Tiranë për PS, Erion Veliaj do të jetë drejtues politik për të gjithë qarkun, Ogerta Manastirliu do të merret me strukturën e partisë në bashkinë Tiranë ndërsa Elisa Spiropali do të merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.
Porosi edhe për diasporën së cilës i është lënë një drejtues politik. Pritet të ngrihet një strukturë e cila ende nuk është bërë publike. Gjithashtu, pritet të rikthehen takimet me diasporën.
Në mbledhje Rama ka diskutuar edhe për listat e hapura dhe të mbyllura për të cilat foli një ditë më parë në asamble, ku tha se ai vet dhe drejtuesit politik do të jenë garë në listë të hapur.
Rama mësohet të ketë thënë se është i paqartë sesi do të realizohet vendosja e tyre por kjo cështje është lënë për u diskutuar në një tjetër mbledhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë