Agon Maliqi: Kosova në krizë kombëtare, Hysamedin Feraj: Zgjedhjet janë zgjidhja

5 Nëntor 2020 | 19:09

Situata e rënduar politike e trazuar më tej me aktakuzat ndaj nëntë ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndarë opinionet se kush mund të jetë zgjidhja.

Në studiot e Euronews Albania, akademiku veprimtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj këmbënguli se zgjidhja do të ishin zgjedhjet, ndërsa analisti Agon Maliqi u shpreh se “kompromisi” dhe “një qeveri teknike me bazë të gjerë” do ta qetësonte situatën e cila vijon të jetë e rëndë edhe prej pandemisë së COVID-19.

Teksa u ndal ta theksojë “Gjykatën Speciale të dyfishtë” Feraj shtjelloi se kush mund të jetë zgjidhja.

“Gjykata është e huaj për ata që nuk e votuan, duke përfshirë edhe Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin dhe është e tyrja, për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, sepse ata vetë e kanë krijuar, elementët racistë në gjykatë ata i kanë miratuar me këmbënguljen më të madhe. Ajo që duhet të ndodhë janë zgjedhjet sepse ato janë zgjidhja, por ajo që mund të ndodhë është kjo, grindja [për postet] kush do të jetë presidenti, Ramushi [Haradinaj], Isa [Mustafa]… ka shumë gjasë që të shkojë për keq, por përpjekjet duhet të bëhen për të vajtur në zgjedhje,” – u shpreh Feraj, i cili e konsideroi si “rrezik të madh” vajtjen drejt një qeverie teknike të Kosovës.

Duke e konsideruar si “krizë kombëtare” situatën që po kalon Kosova analisti Agon Maliqi e cilësoi si zgjidhje të mundshme krijimin e një qeverie teknike. Ai ishte i mendimit se Kosova ka nevojë për një elitë të re politike, mirëpo momenti nuk është i duhuri për ndryshim total.

“Një qeveri teknike e përkohshme dhe me bazë të gjerë [mund të ishte zgjidhja], sepse kjo është krizë kombëtare, nuk mund ta lëmë si moment ku njëra palë ta përdorë politikisht,” – tha Maliqi duke shtuar se nëse vendi shkon në zgjedhje, gjithsesi Vetëvendosje mund të mos qeverisë e vetme dhe “do të ketë nevojë për koalicion tjetër”.

Maliqi u shpreh se momentet e thirrjes në Hagë e kanë ndonjëherë edhe ndikimin pozitiv elektoral, ku disa parti mund të rifitojnë votat e humbura, por sipas tij prirja kurrësesi nuk pritet ta përmbysë gjendjen me Vetëvendosjen si parti të parë.

“Pjesa më e madhe e vrasjeve janë mes shqiptarëve dhe kjo mund t’i ringjallë thyerjet e brendshme të Kosovës dhe pritet ta polarizojë më tepër shoqërinë në një kontekst kur Kosova përballet me pandeminë, ky pra është një nga momentet më të vështira të saj, ndërkohë dialogu me Serbinë klinikisht është i vdekur nuk ka kush e drejton, po kështu do të priten edhe zgjedhjet në SHBA,” – tha Maliqi, i cili e komentoi të vështirë arritjen e një konsensusi mes palëve.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Gjykata Speciale, avokati Aranit Koci: Akuza janë të sajuara në Serbi

Akuzat e Speciales, gazetari bën deklaratën e fortë në Euronews Albania: Një pjesë e dëshmitarëve janë eleminuar

Akuzat ndaj elitës politike të UÇK-së, Hysamedin Feraj: Thaçi në Hagë, dëmi i fundit i tij Kosovës

Kosova hyn në spirale politike pas dorëheqjes së Thaçit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021