Agravon sherri mes çiftit në Pogradec, burri plagos me thikë gruan. Policia jep detajet (EMRAT+FOTO)
Sherri mes një çift bashkëshortësh këtë ë hënë në një lagje periferike të qytetit të Pogradecit, ka përfunduar me një të plagosur.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se pas debateve të shumta mes një çifti bashkëshortësh, 30-vjeçari, Fatmir Xhaja ka goditur me thikë gruan e tij, Bleona Xhaja, 28 vjeç duke e lënë të plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen 4 të qytetit rreth orës 13:30. Policia njofton se gruaja ndodhet në spitalin e Pogradecit në kujdesin e mjekëve ndërsa bashkëshorti është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje.
E plagosura raportohet se po transportohet urgjent me helikopter drejt kryeqytetit për trajtim më të specializuar.
“Pogradec / Informacion paraprak. Plagosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, kapet në flagrancë në banesë falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe shoqërohet në Komisariat 30-vjeçari.
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi R. Xh., 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen B. Xh., 28 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.
30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)
Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim aksidentohet me 5 makina gjatë arratisjes në Durrës (VIDEO)
Ndryshohet kreu i Policisë së Shkodrës, Dashamir Spaho zëvendëson Gentian Berberin
- 15:02 Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare arkitekti i ekonomisë moderne amerikane, Alan Greenspan
- 14:48 Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian do të vizitojë nesër Pakistanin
- 14:36 Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)
- 14:27 Kurimi i fëmijëve jashtë vendit, 32 mijë firma dorëzohen në KQZ: Shteti të mbulojë faturat për sëmundjet e rënda
- 14:26 Peskov: Largimi i Starmer nuk do të rregullojë raportet mes Moskës dhe Londrës
- 14:25 FSHF propozon ndryshime në kampionatet kombëtare, nisin konsultimet me klubet