Agresori nuk shpreh pendesë, Gert Shehu testohet për drogë
Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë masën e arrestit me burg për agresorin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gert Shehu do dalë paraditen e së premtes para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij janë ngritur dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.
Në tentativën e dytë për t’i marrë deklarime, 31-vjeçari nuk ka shfaqur pendesë për veprimin e kryer duke mbajtur qëndrime kontradiktore mbi motivet e sulmit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.
Prokuroria ka kërkuar për të ekspertizë të gjendjes psikologjike, por agresori i është nënshtruar edhe testit të drogës për të parë nëse gjatë sulmit ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Gert Shehu rezulton me precedent të mëparshëm për dhunë. Për rrahjen e një roje palestre në vitin 2017 ai është dënuar me 200 mijë lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa në gusht të këtij viti ka dhunuar një bashkëmoshatar, rast për të cilin është proceduar në gjendje të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë