Dyshimet e Balliut: Nga selia e PD dje kishte dy dalje, si e mori vesh Gert Shehu?
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në një intervistë për Euronews Albania tha se Gert Shehu i cili goditi ditën e djeshme kreun e PD-së Sali Berisha, në xhep kishte vetëm kartelën që u publikua se 31-vjeçari është me çrregullime të shëndetit mendor.
Balliu tha se fakti që ky person nuk mbante në xhep celular, mjet identifikimi dhe fakti që goditi Berishën tregon se çdo gjë ka qenë e planifikuar.
“Personi në xhep kishte vetëm këtë kartelë. por nuk kishte as celular dhe as mjet identifikimi. Ky njeri kishte ardhur atje totalisht i zhveshur nga gjithçka në mënyrë që të mos merrej vesh as se kush ishte dhe se çfarë kontaktesh kishte.
Si asnjë herë më parë nga selia e PD ka qenë organizuar dy dalje qendrore , jo një dalje. Fillimisht kanë dalë deputetët. Atë informacion e kam pasur vetëm unë dhe shumë pak anëtarë të PD, të tjerët nuk e kishin. Kurse ky individë çuditërisht e kishte këtë informacion. Ai e dinte se ku ishte Berisha”-u shpreh ai.
Po ashtu Balliu ngriti dyshime në për policinë e shtetit duke thënë se si ka mundësi që një person që është me një kartelë të tillë është lënë i lirë.
“Policia shqiptare, ushtria dhe i gjithë sigurimi që do mbronin liderët e botës, ky u shpëtoi. Ky këta që duan ta nxjerrin me kartelë, ky u gjet fiks në vendin e duhur. Një person që është me çrregullime mendore e bën një gjë të tillë më të gjithë dhe pse pikërisht Sali Berisha”- tha Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)