Agron Duka: E ardhmja e PD rrezikohet nga dy emra Berisha dhe Alibeaj

10 Maj 2022 | 21:34

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se si aleat i PD, i qëndron idesë që opozita të ketë një grup të përbashkët përfaqësuesish në negociatat me shumicën qeverisëse për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas tij, PD duhet të gjejë një formulë që të arrijnë në një përfundim për të qenë të gjithë në një mendje.

Kreu i PAA deklaroi se mosmarrëveshjes Berisha-Alibeaj po vënë në rrezik të ardhmen e PD dhe të opozitës.

“Këtu nuk ka punë individi dhe deputeti Berisha dhe as Alibeaj. Këtu ka punë opozita, ata rrezikojnë të ardhmen e opozitës duke u mbështet tek këto dy emra”, deklaroi Duka.

Ai shtoi se nëse PD nuk arrin të gjejë konsensus për këtë ccështje do ta ketë shumë të vështirë të arrijë në një mendje në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Unë personalisht do të thosha se nëse dy palët (Berisha dhe Alibeaj) nuk bien dakord ne do të qëndrojmë jashtë këtij procesi”, tha Duka.

Sipas kreut të PAA, mazhoranca moralisht nuk i takon që të zgjedhë Presidentin pavarësisht se i ka votat. Kjo pasi sipas Dukës, PS ka disa mandatë të diskutueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026