Agron Loka kandidat për primaret e Krujës

16 Nëntor 2022 | 11:26

Kryetari i degës së Partisë Demokratike Fushë-Krujë, Agron Loka ka prezantuar kandidaturën e tij në primare për Bashkinë Krujë.

Sipas tij nën qeverisjen e Rilindjes, varfëria është rritur.

Loka deklaroi se prindërit krutanë nuk kanë mundësi t’i ofrojnë një të ardhme fëmijëve, ndërsa rinia e Krujës në dëshpërim vendos të braktisë vendin. Ai solli në vëmendje se për këto elementë Bashkia Krujë s’ka prezantuar asnjë plan ndër vite.

“Më lejoni të shpreh besimin, angazhimin dhe përkushtimin tim që kjo situatë, më 14 Maj 2023 merr fund dhe Bashkia Krujë do të kthehet në duart tuaja dhe në shërbimin tuaj,” – u shpreh Loka.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.

Vendimi ka ardhur pas kërkesës nga degët e PD për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026