EMRAT | Kandidatët e PD-së për primaret në Librazhd

Selia e Partisë Demokratike
15 Nëntor 2022 | 17:40

Në Partinë Demokratike, vijon plotësimi i kandidaturave për primaret, ku pritet të dalin kandidatët e kësaj force politike në çdo bashki të vendit për zgjedhjet e 14 majit.

Në degën e PD-së në Librazhd, janë zyrtarizuar gjashtë kandidatura.

Mes tyre, janë Shaqir Kuka dhe Shefki Çota, të cilët kanë shërbyer dhe më parë si kryetarë bashkie.

-Shaqir Kuka inxhinier, arkitekt dhe ish-kryetar bashkie në vitet 2003-2007.

-Ndricim Lila, ekonomist.

-Mereme Zeneli, mësuese.

-Agron Mekshi, inxhinier informatike.

-Arjanit Leka, jurist.

-Shefki Çota, ekonomist dhe ish-kryetar Bashkie në vitet 2011-2015.

Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në një konferencë për mediat se janë më shumë se 200 kandidatë për primaret brenda opozitës për bashkitë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026