Agron Shehaj reagon pas shpalljes së rezultatit zyrtar në garën për PD
Kandidati për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pak minuta pas publikimit të rezultatit zyrtar. Z. Shehaj ka shprehur falënderim për demokratët që e votuan për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë.
“Ju falënderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë”, deklaron z. Shehaj.
Agron Shehaj ishte një nga katër kandidatët në zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar të PD. Në përfundim të numërimit të votave, fitues u shpall Lulzim Basha me 32882 vota nga 41090 anëtarë që morën pjesë në votim. Agron Shehaj 6038 mori vota, Edith Harxhi 983 vota dhe Fatbardh Kadilli 781 vota.
Në garën brenda PD-së, z. Shehaj arriti të dilte kandidati më i votuar vetëm në degën e Partisë Demokratike në Selenicë, ndërsa në të gjitha degët e tjera z. Basha ishte i pari.
Agron Shehaj, deputet i PD edhe në legjislaturën e kaluar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ishte kandidati i dytë më i votuar në listën e PD për Qarkun e Tiranës. Ai siguroi 12 894 vota preferenciale ndërsa më i votuari ishte kryetari i PD, Lulzim Basha me 13 498 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
PD shpall rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për kryetar partie
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta