‘Ahengu Shkodran’ ndez qytetin e artit, këngës dhe trashëgimisë kulturore
Në zemër të Shkodrës, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, u rikthye për të 13-ën herë “Ahengu Shkodran”, një festë që tashmë është shndërruar në pjesë të pandashme të jetës shpirtërore dhe kulturore të qytetit.
Dhjetëra qytetarë e artdashës u mblodhën për të shijuar interpretimet e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”, duke u zhytur në tingujt e këngës së vjetër shkodrane.
Organizatoret theksuan se kënga popullore është një pasuri e gjallë që trashëgohet brez pas brezi, duke mbetur dëshmi e shpirtit të qytetit.
“Jam shumë i kënaqur që ahengu Shkodran po vazhdon të jetë interes nga viti në vit. Ishte risi këtë vit që ne e sollëm ahengun shkodran këtu në zemër të Shkodrës pra në Piacë, këtu që janë bërë gjithmonë ato xhirot e mbrëmjes nën meloditë Shkodrane dhe risi sivjet ishte gjithë përfshirja, pra futja edhe e kalamajve dhe fëmijëve të vegjël për ta mësuar këngën shkodrane dhe për ta trashëguar”, thotë Bardhyl Hysa, udhëheqës artistik.
Magjinë e këtij edicioni e pasuroi edhe këngëtarja shkodrane Albana Fani, e cila erdhi posaçërisht nga SHBA për të qenë pjesë e këtij përjetimi, që për të ishte një kthim i veçantë emocional te rrënjët dhe muzika e vendlindjes.
“Gjithmonë kur vij në Shkodër është një emocion. Unë jam rritur me këngën shkodrane, e kemi kënduar në shtëpinë e pionierit, nëpër oborre, në klubin e rinisë e gjithkund. Një gjë e bukur, një gjë fantastike dhe shpresoj që Shkodra t’i mbajnë gjallë këto këngë me gjithë këto talente të reja që kanë. Shpresoj shumë te Shkodra, te arti, te e bukura, sepse e kemi pasur trashëgim dhe duhet ta çojmë më përpara gjithmonë”, shprehet ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta