Kanabis me postë nga Kanadaja, arrestohet 22-vjeçari nga Shkodra

27 Shtator 2025 | 09:56

Policia e Tiranës ka sekuestruar 7 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa të trafikuar përmes postës nga Kanadaja.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontinenti” u vu në pranga shtetasi Orest Kurtaj, 22 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg kanabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026