VIDEO/ Gjenden kokainë, kanabis dhe armë në një magazinë në Tiranë, 5 të arrestuar

26 Shtator 2025 | 10:34

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza.

Gjatë aksionit të koduar “Warehouse” janë sekuestruar 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në pranga kanë rënë 5 anëtarë të grupit që kryenin këto veprimtari kriminale, të gjithë banues në Tiranë, konkretisht shtetasit me iniciale: Xh. Z., 25 vjeç; R. K., 21 vjeç; E. Gj., 37 vjeç; A. C., 22 vjeç; dhe A. K., 22 vjeçe.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, është ndërmarrë një kontroll në rrugën “Myslym Keta”, në magazinën e shtetasit R. K., e cila kishte aktivitet prodhimin e paletave të drurit. Në magazinë u gjet një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u kapën edhe shtetasit A. C dhe E. Gj.  Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet një sasi lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z. u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe dy armë të ftohta.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ Gjenden kokainë, kanabis dhe armë në një magazinë në Tiranë, 5 të arrestuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026