Kapen në makinë me doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

26 Shtator 2025 | 13:23

Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj në këtë qytet, pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën po lëviznin, u gjetën doza kanabisi që dyshohet se ishin të destinuara për t’u shitur.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë 30-vjeçari E.P. dhe 25-vjeçari S.M., të cilët akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” si dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

“Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E.P. dhe S.M., si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.P., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një sasi fishekësh për armë gjahu”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026