Qeveria premton paketë mbështetëse për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve

6 Tetor 2021 | 12:58

Kryeministri Edi Rama do të shpalosë brenda javës një paketë masash mbështetëse për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël për t’i mbrojtur nga kriza energjetike, që sipas tij pritet të prekë edhe vendin tonë.

Lajmi u bë me dije nga zëvendëskryeministri Arbën Ahmetaj i cili tha se kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të monitoruar çdo ditë situatën e energjisë.

“Shumë shpejt brenda javës kreu i qeverisë do të shpalosë vetë një paketë masat për mbrojtjen e  qytetarëve dhe sipërmarrjes së vogël. Por në nevojë të qetësimit të konsumatorëve, ju them se ne do të vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin familjar dhe sipërmarrjet e vogla nga rritja e çmimeve”, tha z. Ahmetaj.

Numri 2 i qeverisë u shpreh se është e pashmangshme që Shqipëria të mos preket nga kriza, e cila siç tha ka përfshirë gjithë botën dhe është një kombinim faktorësh gjeopolitikë. Zv.kryeministri theksoi se nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë duke punuar për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji të vazhdueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026