Ahmetaj i përgjigjet opozitës: Ulja e TVSH nuk shkon tek konsumatori, BB na nxori me rritjen më të madhe në rajon
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se opozita është duke e nxirë situatën ekonomike të vendit, ndërkohë që sipas tij ekonomia ka performuar shumë mirë, duke pasur parasysh se vijmë pas krizës së tërmetit dhe pandemisë.
Sipas Ahmetaj, raporti i Bankës Botërore e cilëson Shqipërinë si vendin me rritjen më të madhe në rajon ‘falë punës dhe reformave të qeverisë’.
Referuar kërkesës për opozitës për uljen e TVSH për produktet e shportës, Ahmetaj tha se ulja e TVSH nuk mbërrin tek konsumatori, përkundrazi e dëmton atë duke i hequr instrumentet shtetërore që e ndihmojnë.
Ai ftoi opozitën të mbështesë paketën që do të prezantohet brenda 2 ditësh nga qeveria me qëllim mbrojtjen e familjeve në nevojë dhe sipërmarrjes së vogël nga rritja e çmimeve për shkak të krizës së energjisë.
“Do marrim masa rregullatore që të garantojnë mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe sipërmarrjen e vogël që gjeneron punësim si edhe furnizim të pandërprerë me energji për vendin”, tha Ahmetaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta