Ahmetaj konfirmon ftohjen e marrëdhënieve mes PS dhe kryebashkiakut të Vlorës

1 Tetor 2021 | 17:35

Pasi u caktua si drejtues politik i qarkut Vlorë, Arben Ahmetaj, zhvilloi këtë të premte takime me anëtarë të rajoneve në Pallatin e Kulturës.

Pavarësisht se mbledhja është zhvilluar pa praninë e mediave, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se teksa është diskutuar në lidhje me organizimet e partisë për zgjedhjet e ardhshme vendore, Ahmetaj është shprehur se kryebashkiaku Dritan Leli nuk do të jetë pjesë e listës.

Ai është shprehur se ka humbur besimi në parti për kryebashkiakun e Vlorës, ndërsa ka kërkuar nga anëtarët që t’i shmangin debatet publike.

“Ka humbur besimi i Dritanit Lelit në parti, nuk ka më kthim pas në marrëdhënie parti-Dritan, por të shmangim debatet publike”, kështu është shprehur në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut, zv. kryeministri Arben Ahmetaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026