“Ajo tani është në parajsë”, babai i Ilaria Sulës: Vrasësi duhet të kalbet në burg
Mes lotëve dhe dhimbjes nga familjarët, të afërmit dhe shoqëria e saj, iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula.
Ajo u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas, i cili, pasi e vrau, e hodhi në një greminë dhe e futi në një valixhe.
Në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.
“Ilaria nuk e meritonte të përfundonte kështu. Tani duam drejtësi”, këto janë fjalët Flamur Sulës, babai i 22-vjeçares shqiptare.
“Ai duhet të kalbet në burg,” – tha ai.
“Ne i dhamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund, sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll,” shtoi ai, për të falënderuar më pas të gjithë policinë.
“Të gjithë njerëzit që erdhën, flasin të pikëlluar,” tha vëllai i saj, Leoni. Kur kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi, përmendi faljen, një grua që merrte pjesë në funeralin bërtiti: “Burgim të përjetshëm.”
Babai i Ilarias, nënvizoi më tej: “Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota, si falje.” Në atë moment, thirrja “burg përjetë” e shoqëruar me duarrokitje të gjata.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit