Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj u paraqit këtë të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje të vendosur nga GJKKO.
Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie.
Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit. Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ajola Xoxa në GJKKO për “llogaritë bankare”, Apeli rrëzon ankimin e nënës së saj
- Ferhati zbulon se e propozuara e Veliajt nuk ishte nënkryetare: Urdhri i paligjshëm