Akord kundër narkotrafikut, 6 vende të BE-së marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit
Holanda, Belgjika, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë arritur një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin me vendet e Amerikës Latine me qëllim luftimin e trafikut të drogës.
Gjatë një takimi të zhvilluar të premten në Amsterdam mes ministrave të Drejtësisë dhe zyrtarëve nga të gjashta vendet u ra dakord të përforcohet siguria detare dhe ajo në porte, si dhe të intensifikohet përdorimi i teknologjisë për të frenuar bandat kriminale.
Amsterdami ka regjistruar një seri krimesh të dhunshme në vitet e fundit, përfshirë vrasjen e gazetarit të kronikës së zezë Peter de Vries dhe atë të avokatit të një dëshmitari që vinte nga bota e krimit të organizuar.
Holanda dhe Belgjika kanë në territoret e tyre portet e mëdha të Roterdamit dhe Antverpit, dy nga portat kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.
Mbi 214 tonelata drogë u sekuestruan në vitin 2020 në kontinentin e vjetër, një rritje me 6 për qind krahasuar me vitin paraardhës dhe sipas ekspertëve, sasia mund të arrijë në 300 tonë këtë vit.
I pranishëm në takim, ministri belg i Drejtësisë Vincent Van Quickenborn, i cili muajin e kaluar u mor në mbrojtje pas zbulimit të një komploti për rrëmbimin e tij, tha se narkotrafiku ka hyrë në një fazë të re.
“Mendoj se kemi hyrë në një fazë të re, e quajtur narko-terrorizëm. Një fazë ku narko-terroristët po përpiqen të destabililzojnë shoqërinë dhe ta mbërthejnë atë. Por ne nuk do ta lejojmë”, deklaroi Van Quickenborn.
Ekspansioni i tregut të kokainës në BE është shoqëruar me një rritje të akteve të dhunës dhe korrupsionit, si dhe me ashpërsimin e konkurrencës mes trafikantëve, gjë që ka çuar në një rritje të vrasjeve dhe kërcënimeve.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut