Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku një makinë tip “AUDI” e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, është përplasur një automjet të tonazhit të rëndë.
Nga burime paraprake thuhet se gjatë një tentativie për parakalimi, makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur fuqishëm me një mjet të pastrimit të mbeturinave, që ishte gjithashtu në lëvizje.
Paraprakisht, autoritetet konfirmojnë se drejtuesi i makinës dhe një pasagjer janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që ndodhi në fshatin Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh.
Njoftimi i policisë
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 25 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, është përplasur me automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi Gj. B., 44 vjeç dhe me kamionin që drejtohej nga shtetasi I. Q., 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë shtetasi Gj. B., dhe pasagjerja në automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta