Aksident i rëndë në fshatin Çungur të Pejës/Humb jetën vëllai i këngëtarit të njohur

26 Shtator 2025 | 16:12

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në fshatin Çungur të Pejës, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të jetë Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur kosovar, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçiklisti.

“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim urgjent në Spitalin Rajonal të Pejës,” tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026