Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në fushë

21 Qershor 2025 | 13:02

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 11:30 paradite në fshatin Nizhavec, në njësinë administrative të Maliqit, ku janë përplasur dy automjete.

Sic shihet dhe nga pamjet  e siguruara nga Euronews Albania, njëri nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J.D. është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi L.S.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i “Volksëagen”-it, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi J.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026