Aksident i rëndë në Përrenjas-Librazhd, përplasen 3 automjete
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në aksin nacional Përrenjas -Librazhd, në Qukës.
Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale.
Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, si dhe një ekip i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përrenjas të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe më pas për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta por mendohet që shkak është bërë një parakalim i gabuar, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në fushë
- Shkaktoi aksidentin në gjendje të dehur, GJKKO dënon deputetin demokrat të Elbasanit
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)