Aksident i rëndë në Pogradec-Maliq, makinë përplaset me karburantin

27 Maj 2025 | 14:30

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në aksin Pogradec-Maliq, pranë fshatit Podgorie. Një automjet tip “Nissan”, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një pike karburanti, duke përplasur makinën e furnizimit me lëndë djegëse.

Fatmirësisht, nuk ka pasur shkëndija zjarri dhe është shmangur një shpërthim i mundshëm që mund të kishte sjellë pasoja tragjike për jetën e drejtuesit dhe personave të tjerë pranë vendit të ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit ka marrë disa plagë në fytyrë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë masa për të izoluar pikën e karburantit dhe për të mbyllur përkohësisht furnizimin me lëndë djegëse, në pritje të sqarimit të plotë të rrethanave të aksidentit dhe pastrimit të zonës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit ka qenë rezultat i shpejtësisë ose mungesës së vëmendjes në drejtimin e mjetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026