Aksident i rëndë në Prrenjas–Librazhd, plagosen katër anëtarë të një familje

17 Korrik 2025 | 18:25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin kombëtar Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Qukës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur katër persona nga e njëjta familje.

Sipas burimeve nga vendngjarja, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Autoambulanca nga spitalet e Librazhdit dhe Prrenjasit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore për trajtim të specializuar.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për të zbardhur shkakun e përplasjes dhe dinamikën e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026