Aksident i rëndë në Tiranë! Taksia përplas tre fëmijë me monopatinë

25 Qershor 2025 | 11:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë. Një taksi ka përplasur tre fëmijë të cilët ishin me monopatinë. Ngjara ka ndodhur pranë zonës të ish-hotel Dajtit ku një taksi ka përplasur 2 monopatina me të cilat po lëviznin 3 të mitur.

Sipas informacioneve fëmijët janë dërguar në spitalin e Traumës ku po ekzaminohen.

Sipas policisë taksisti 41 vjeçar është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026