Aksident në aksin Fier–Berat, transportohet me urgjencë një i lënduar
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz”, me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Aksi Fier–Berat njihet si një nga pikat problematike, për shkak të aksidenteve të shpeshta, disa prej të cilave kanë pasur pasoja fatale.
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun