Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përmbyset një makinë! Dyshohet për të plagosur

11 Shkurt 2026 | 12:35

Një aksident rrugor është shënuar këtë të mërkurë në aksin nacional Librazhd–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë njëra ka dalë nga rruga dhe tjetra është përmbysur.

Sipas raportimeve paraprake, deri në këto momente nuk ka informacion të saktë mbi numrin e personave të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Ndërkohë, lagështira në asfalt dyshohet të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve dhe për pasojë ka çuar në përplasjen mes tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026