Aksident në Greqi, plagoset rëndë 42-vjeçari shiqptar

15 Korrik 2024 | 08:43

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në pasditen e djeshme në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë, Greqi, ku i plagosur rëndë ka mbetur një 42-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se 42-vjeçari ndodhet i shtruar në gjendje kritike për jetën në spitalin “PAGNI” të Kretës.

Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, që ishte pikërisht 42-vjeçari. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në “PAGNI”, ku po trajtohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026