Aksident në Korçë, një i plagosur rëndë
Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Korçë, një shofer humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin, si pasojë ai mbeti i lënduar rëndë.
Sipas informacioneve mësohet se ai ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit, dhe ka ecur më tepër se 100 metra në drejtim të kundërt të rrugës. Drejtuesi ka qenë duke u kthyer nga Bilishti.
Në momentin e përplasjes, ai ka shfaqur probleme shëndetësore duke nxjerrë shkumë nga goja mdërsa tani ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.10.2023, rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, shtetasi A. Sh., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret