Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

25 Korrik 2025 | 18:59

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës, konkretisht në rrugën “Janaq Kumi”. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Citroen” me targa AB122NO, i drejtuar nga Danjel Veizi, dhe një motor “Yamaha TMax” me targa CB876, që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar të drejtuesit të mjetit “Citroen”, i cili i ka prerë rrugën motorrit, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Motociklisti Gumeni ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Sarandës, për shkak të politraumave të marra, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në komisariat dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, ku janë marrë disa vendime, një prej të...
16:39 | 26/06/2026

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026