Aksident tragjik në Palasë–Dhërmi/ Humb jetën pasagjeri 9-vjeçar, arrestohet shoferi

25 Korrik 2025 | 07:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku për pasojë ka humbur jetën një pasagjer i mitur, 9-vjeçar.

Fëmija ndodhej në automjet së bashku me një 20-vjeçar dhe drejtuesin e mjetit, 36-vjeçarin M.K., kur makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

Pas përplasjes së fortë, pasagjeri i mitur humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa pasagjeri tjetër, 20-vjeçar, u dëmtua dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 36-vjeçarin M.K., me origjinë nga Librazhdi, pasi dyshohet se ai po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimi ne policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar në Facebook lidhur me shpalljen “person i padëshiruar” të Ikballe Hudutit në Shqipëri, duke e ndaluar...
20:20 | 26/06/2026