U mbyt në Lagunën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit

24 Korrik 2025 | 19:42

Një ngjarje tragjike u regjistrua pasditen e kësaj te enjte në lagunën e Patokut, në Kurbin. Dy të rinj 16-vjeçarë të cilët kishin hyrë në det përmes kanalit që lidh lagunën me detin gjatë kohës që po laheshin, janë fundosur në ujë.

Njëri prej tyre është arritur te nxirret në gjendje të rënduar dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa, shoku i tij u mbyt.

Në vendngjarje mbërriten forcat e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të Policisë Kufitare, të cilët rrethuan zonën dhe koordinuan punën për kërkimet. Në ndihmë të tyre shkuan polumbarët e forcave speciale RENEA, të cilët nisen menjëhere kërkimet dhe brenda një kohe të shpejtë arritën të gjejnë trupin e pajete te 16-vjeçarit, i cili u nxor nga uji dhe dergua per ekspertize mjeko-ligjore ne morgun e Spitalit te Laçit.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse procedurale dhe është duke mbledhur dëshmi nga persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, per te zbardhur rrethanat e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026