Shuhet familja në aksident, makina përplaset me kamionin, katër të vdekur në Rrugën e Kombit
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aksin Rrëshen-Rubik, pas përplasjes së një kamioni me një veturë. Katër anëtarë të familjes Avdija nga Kosova humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ndërsa shkak i përplasjes u bë parakalimi i gabuar.
Aksidenti përfshiu një veturë dhe një kamion, të dyja me targa të Kosovës. Përplasja fatale ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërsi të një karburanti në Rrëshen ndërsa shkak është bërë parakalimi i gabuar i veturës, brenda së cilës ndodhej familja me 5 persona.
Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy të miturit, Medina Avdiaj e Klejdi Koçi kanë gjetur vdekjen, ndërkohë, në gjendje të rëndë është Violeta Avdiaj, 3 vjeçe, e cila është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në vendin e aksidentit tragjik u vu re mungesa e ndriçimit të rrugës, ndërsa shiu dhe lagështia dyshohet të kenë luajtur gjithashtu rol.

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet