Aksident tragjik në Vaun e Dejës, humbin jetën dy këmbësorë

3 Janar 2025 | 18:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ku një automjet tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy këmbësorë.

Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale G.B. humbi kontrollin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shtetasit me iniciale Ndue Prengës 63 vjeç, dhe të Ndrekë Prengës 43 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Drejtuesi i automjetit me iniciale G.B., është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor në spital, ku shoqërohet nga forcat e policisë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai do të dërgohet në Komisariat për procedurat ligjore.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026