Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

23 Tetor 2021 | 11:49

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është rasti i vetëm në industrinë e filmit, aksidentet në sheshet e xhirimeve kanë ndodhur edhe më parë dhe me pasoja fatale.

1959– Një aksident ndodhi gjatë xhirimeve të garës së karrocave në filmin hollivudian “Ben-Hur”, me aktorin Charlton Heston, ku një person u plagos.

1982 – Në një aksident me helikopter u vranë tre aktorë, dy prej të cilëve fëmijë dhe plagos gjashtë  të tjerë në xhirimet e “Twilight Zone: “The Movie”. Në vitet në vijim, ekipi i prodhimit rezulton përgjegjës për disa shkelje në vendin e punës, duke nxitur futjen e standardeve të reja të sigurisë në industrinë e filmit.

1993 – Brandon Lee, djali i artistit të ndjerë luftarak dhe aktorit Bruce Lee, u qëllua në bark në setin e “The Crow”. Pas gjashtë orësh operacioni të pasuksesshëm, Lee shpallet i vdekur në moshën 28-vjeçare.

2003 – Aktorja kryesore Uma Thurman ra pre e një aksidenti me makinë që i prek gjunjët dhe e lë atë me një tronditje të thellë  në xhirimet e filmit të Quentin Tarantino “Kill Bill”.

2007 – Tekniku i efekteve speciale i përfshirë në xhirimet e filmit të Batman “The Dark Knight” vdiq në një aksident automobilistik pasi automjeti i tij u përplas me një pemë.

2011- Në xhirimet e  filmit aksion “The Expendables 2” në Bullgari ne vitin 2011 një shpërthim i gabuar vrau një person  dhe plagosi rëndë një të dytë.

2014 – Aktori 71-vjeçar Harrison Ford bëri operacion në këmbë pasi u godit nga një derë e rëndë metalike në xhirimet e “Star Wars”.

2015 – Një grua performuese plagoset rëndë në një aksident me motor në xhirimet e “Resident Evil: The Final Chapter”. Ajo detyrohet të presë krahun.

2017- Një vajzë vdes në vitin 2017 në xhirimet e filmit “Deadpool 2” në qendër të Vankuverit, pasi humbi kontrollin e motoçikletës gjatë një prove dhe u përplas me një ndërtese dhe i fundit aksidenti me aktorin Baldwin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026