Aksidenti me 16 viktima, të gjitha teleferikët e Lisbonës pezullohen për inspektim
Të gjitha teleferikët në Lisbonë janë pezulluar aktualisht për inspektime teknike, të cilat do të ndodhin gjatë ditëve të ardhshme pas aksidentit tragjik të një dite më parë ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Pedro de Brito Bogas, kreu i operatorit të transportit publik të qytetit – Carris – thotë se po përdor konsulentë të jashtëm me kërkesë të kryetarit të bashkisë së Lisbonës.
Kompania po “bën gjithçka që është e mundur” për të bashkëpunuar me autoritetet, thotë ai.
De Brito Bogas tha se kompania e transportit për Lisbonën kishte dyfishuar shpenzimet e saj për mirëmbajtje në 10 vitet e fundit.
Ai tha se teleferikët në kryeqytetin e Portugalisë kishin funksionuar siç duhet që nga viti 2007, me teknikë që i monitoronin ato për t’u siguruar që po funksiononin.
Gjetjet nga hetimi mbi shkaqet e saj do të publikohen së shpejti, por nuk është dhënë një datë e saktë.
Ai nuk mundi të konfirmonte se sa njerëz ishin në vagon në momentin e tragjedisë por tha se Carris beson se ishte më pak se kapaciteti maksimal prej 42 personash.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë