Aksidenti në aksin Elbasan-Librazhd ku humbi jetën një shtetas kinez, arrestohet 26-vjeçari

28 Prill 2026 | 13:19

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd, ku nga përplasja e dy automjeteve, për pasojë humbi jetën një shtetas kinez dhe katër të tjerë mbetën të plagosur, këtë të martë policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë V. M., 26 vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me automjetin e drejtuar nga shtetasi kinez T. H., 33 vjeç, ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet me targa kineze, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026